Së pari, le të mos harrojmë që kosi vjen nga qumështi. Prandaj të gjithë konsumuesit e kosit përfitojnë shumë proteina dhe shumë vlera ushqimore që përmbajnë produktet e bulmetit, si kalciumi, vitamina B-2, vitamina B-12, kalium dhe magnez.
Por një nga fjalët që po dëgjojmë më shumë në lidhje me kosin është probiotikët. Probiotikët janë “bakteret miqësore’ që janë prezente në sistemin tretës. Ato janë prezente dhe në produktet e kosit. Ndonëse duhen bërë edhe shumë kërkime të reja, ka disa të dhëna se disa lloje të probiotikëve ndihmojnë në forcimin e sistemin imunitar dhe mbrojtjen e aparatit tretës.
Përfitimet e kosit janë aq mbresëlënëse sa shumë njerëz të cilët janë të vetëdijshëm për këto vlera e konsumojnë në mënyrë të vazhdueshme. Dhe çdo vit, gjithnjë e më shumë kërkime janë publikuar duke informuar për të mirat që i sjell shëndetit konsumimi i kosit. Këto janë disa nga përfitimet kryesore që do të merrni nëse do të konsumoni kos çdo ditë: 1. Enzimat në kos ndihmojnë në sistemin tretës Ndonëse është e nevojshme që të kryhen edhe më shumë kërkime shkencore, ka të dhëna që tregojnë se mikroorganizmat përbërëse të kosit ndihmojnë në përcaktimin e gjendjes gastrointestinale, duke përfshirë:
Intolerancën ndaj laktozës
Kancerin e zorrëve
Sëmundje inflamatore të zorrëve
Infeksioni i shkaktuar nga bakteri H. pylori
Përfitimet mendohen të jenë për shkak :
Ndryshime në mikroflorën e zorrëve
Koha që i duhet ushqimit të tretet
Përmirësimi i sistemit imunitar të trupit.
2. Probiotikët ndihmojnë në përmirësimin e sistemit imunitar
Studimet janë të nevojshme dhe përsëri ka akoma për t’u hulumtuar në lidhje me probiotikët dhe ndikimin e tyre në sistemin imunitar,
megjithatë të dhënat më të fundit kanë nxjerrë disa përfitime për këto “baktere miqësore”:
Një artikull sugjeron se probiotikët mund të ndihmojnë me sëmundjen inflamatore të zorrëve duke ndryshuar mikroflorën e tyre dhe
parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.
Një tjetër studim tregon se probiotikët mund të rrisin rezistencën ndaj infeksioneve dhe probabilitetin për t’u shëruar. Gjatë një studimi të
kryer tek disa të moshuar, studimet zbuluan se kohëzgjatja e sëmundjes ishte shumë e ulët për pjesën e grupit të cilët kishin përftuar
probiotikët nga kosi. Kohëzgjatja e infeksioneve të dimrit (përfshirë infeksionet gastrointestinale dhe të frymëmarrjes) ishte ulur me të
paktën 20%.
Kosi përmban dy lloje probiotikësh, laktobakilus dhe bifidocakterium, që përmirësojnë efektin e disa medikamenteve që përdoren kundër
infeksioneve të shkaktuara nga bakteri H. pylori. Ky bakter mund të shkaktojë infeksion në stomak dhe pjesën e sipërme të zorrës së hollë.
Ai mund të çojë në zhvillimin e ulcerës dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të stomakut.
3. Mikroorganizmat aktive tek kosi mund të parandalojnë zhvillimin e infeksioneve vaginale
Infeksioni vaginal mykotikë është një problem shumë i përhapur tek gratë që vuajnë nga diabeti. Gjatë një studimi të kryer tek disa gra që
vuanin nga diabeti dhe infeksionet vaginale kronike.
Gjatë një studimi, 7 gra që vuanin nga diabeti dhe infeksionet kronike vaginal konsumuan 177ml kos çdo ditë (me ose pa mikroorganizma
aktive).
Ndonëse pjesa më e madhe e grave kishin kontroll të dobët ndaj sheqerit në gjak gjatë studimit, pehashi vaginal (mat aciditetin) te grupi i
grave që kishin konsumuar kos me mikroorganizma aktive pati një ulje të pheashit nga 6.0 në 4.0 (pH normal është 4.0-4.5). Gjithashtu,
këto gra raportuan një ulje të prekjes nga infeksionet mykotike vaginale. Te gratë të cilat kishin konsumuar kos pa mikroorganizma niveli i
pH kishte mbetur i njëjtë, pra 6.0.
4. Kosi ndihmon në parandalimin e osteoporozës
“Ushqyerja e shëndetshme luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e osteoporozës, dhe lëndët ushqyese me rëndësi më të
madhe janë kalciumi dhe vitamina D”, thonë ekspertët.
Kalciumi ka treguar të ketë efekte përfituese në masën kockore për njerëzit e çdo moshe, edhe pse rezultatet nuk janë gjithmonë të
qëndrueshme.
Kombinimi i kalciumit me vitaminën D ka një përfitim të dukshëm tek kockat, me kusht që doza e vitaminës D të jetë mjaftueshëm e lartë.
Çfarë cilësohet si “mjaftueshëm e lartë?”
Aktualisht, 400 IU (10 mcg) në ditë konsiderohet si dozë e mjaftueshme për vitaminën D te grupmoshat 51-70 vjeç. Por më shumë mund të
jetë më mirë, thonë ekspertët. Ekspertët besojnë se të moshuarit janë ata që përfitojnë më shumë nga vitamina D.
Shumë produkte të bulmetit, përfshirë këtu edhe kosi, kanë në përmbajtje vitaminë D të shtuar, shkruan shendeti.
5. Kosi parandalon rritjen e tensionit të gjakut
Një studim, i cili ndoqi më shumë se 5,000 të diplomuar në Universitetin e Spanjës për dy vjet, zbuloi një lidhje mes konsumimit të
produkteve të bulmetit dhe rrezikut nga presioni i lartë i gjakut.
“Ne kemi vërejtur një ulje me 50% të rrezikut të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut tek njerëzit që hanë 2-3 herë në ditë produkte të
bulmetit me pak yndyrë, krahasuar me ata që nuk konsumojnë,” thonë shkencëtarët.
6. Kosi ju ngop
Gjatë një eksperimenti të kryer nga Universiteti i Uashingtonit në Seattle, u matën nivelet e urisë, ngopjes dhe kalorive të marra vaktin e
ardhshëm nga një grup vullnetarësh të cilët konsumuan një mesvakt me 220 kalori. Mesvakti përfshinte njërën nga këto ushqime:
Kos me pjeshkë
I njëjti kos në formë të lëngshëm
Një lëng frutash me shije pjeshke
Lëng pjeshke
Edhe pse vullnetarët që konsumuan kos në mesvakt nuk morën më pak kalori se të tjerët gjatë vaktit të ardhshëm, ata ishin më pak të
uritur se dy grupet tjera.