Një erëz e rrallë dhe e çmuar, që vjen nga pistili i lules së bulbës të quajtur Crocus Sativus i familjes Iridacées. 6 petalet e saj kanë ngjyrë vjollce. Në stinen e vjeshtës, çdo vit kjo bimë lulzon duke nxjerrë 3 stigmate me ngjyrë të kuqe të ndezur. Janë pikërisht këto 3 stigmate ( që përbëjne 1 pistil ) të cilat pas tharjes e duke humbur 80% të peshës së tyre, do të japin erzën e çmueshme me veti të ralla mjeksore. Nevojiten mbi 200 lule për të bërë 1 gr safran. Rrënja është një bulbë e bukur e mbuluar me një membranë fibroze të mëndafshtë.
Kjo erzë përmban vlera të rralla për shëndetin. Safrani përbëhet nga:
- CROCINE = Determinon ngjyrën
- SAFRANAL= Determinon aromën
- PICROCROCINE= Determinon hidhësine
Analizimi dhe përqindia e këtyre përbërësve tek safrani tregon cilësinë e tij. Ne ju këshillojmë të konsumoni safranin e vitit pas 2-3 muajsh të konservuar hermetikisht dhe të mbrojtur nga drita ose të konsumoni safrani e vitit të shkuar. Në këtë mënyrë duke u vjetëruar picrocrocin-a transformohet në safranal dhe karakteristika delikate e shijes dhe aromës theksohet më tepër.
Ndihmon në luftën kundra hiperkolesterolit. NDIHMON parandalimin e aksidenteve kardio-vaskulare.
Antidepresant falë safranalit që ai përmban, i cili ndikon në sistemin nervor. Trajton pagjumësinë, është dhe stimulues, efikas në rast depresioni, ankthi, ndihmon tretjen, stimulon mëlçine, ul efektet e alkolit, përdoret për dhimbjet reumatizmale, mestruacionale apo të mishrave të dhëmbëve. Përmban vitamina, antioksidant. Mjeksia i njeh sot vlerat antikancerogjene etj.. Duket e pabesueshme, por jo për hiçgje eshte erza më e përdorur në botë.
Afrodiziak, Antioksidant
Përmban vitamina A e B2- antioksidant i shkëlqyer, ka aftësi tretëse dhe relaksuese. Analgjezik për mukozën gingivale (mishrat e dhëmbëve). Përzierja e tij me mjaltë është një antiseptik ideal për infeksionet e shpeshta të periudhës së dimrit. Duke qetësuar ritmin kardiak, ngadalëson presionin arterial dhe stimulon frymëmarrjen.
Mjeksia moderne e njeh aksionin e tij kundra azmës dhe eshte subjekt studimi për aftësitë e tij antikancerogjene. Në ditët tona, shkenca ka pranuar dhe vërtetuar efektet mjeksore dhe terapike të safranit.
Safrani si antidepresant
Mjeksia persiane përdorte safranin në çaj si trajtim kundra trishtimit, e quanin këtë. Në Romën antike Apicius (figurë e lartë e shoqërisë Romake, i njohur për pasionin e artit kulinar) shkruante “Safrani të siguron e risjell lumturinë”. Sot provat klinike e krahasojnë efektin e safranit me atë të një placebo dhe të fluoxetin-ës ( molekulë sinteze që përmban Prozac®-antidepresant i njohur). Këto studime kanë vërtetuar efektet pozitive që në javën e parë të mjekimit me 30 mg safran në ditë, mbi disfunksionimin e sistemit nervor në lidhje me luhatjet e humorit, të ankthit dhe depresionit të lehtë, me një efikasitet të barabartë të një antidepresanti konvencional, por pa efektet dytësore të këtyre të fundit.
Për këtë trajtim, keshillohet zakonisht 1 deri 2 filxhanë 25 cl në dite çaj safrani, për të rifituar optimizmin, dinamikën dhe qetësinë. Në darkë 5 pistile (1 pistil=3 stigmate, dmth 15 fije safrani) lihen në 25 cl ujë të ngrohtë për t’u konsumuar të nesërmen në mëngjes.
1 filxhan në ditë = 5 pistil = 1 gram në muaj
Ndërsa për përdorim të thjeshtë, 2-3 pistil për person në ditë janë mjaftueshëm . Me 1 gr safran ju mund të përgatisni rreth 80 racione. Duhet 0.1 gr për 6-8 persona pra 2-3 pistilë safran për person. Çmimi 30 euro grami = 0.37 euro për person. Çmimi i kësaj erëze në lidhje me sasinë në gram është vërtetë produkti më i shtrenjtë i historisë. Pas llogaritjes së vlerave tepër të rralla që përmbajnë vetëm 3 pistilët që ju duhen për 1 çaj apo 1 racion ditor, arrijmë në konkluzionin që safrani nuk është një produkt lluksi, por madje tepër i arritshëm.