Fasulet janë një një nga dhuratat më të mira të natyrës për njeriun. Ato kanë një profil të shëndetshëm ushqimor dhe përmbajnë shumë proteina. Nëse dikur përçmoheshin si ushqimi i të varfërve, sot lakmohen më shumë, falë vlerave të rëndësishme shëndetësore. Shumica e këtyre bishtajoreve të rëndësishme ofrojnë vlera të ngjashme.
Fasulet e Zeza
Këto kokrra me ngjyrë të errët janë një burim i jashtëzakonshëm proteine. Ato përmbajnë fibër, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Fasulet e zeza mbrojnë organizmin nga inflamacioni, sëmundjet e zemrës, mbipesha, diabeti dhe qelizat e dëmshme.
Fasulet e zeza përmbajnë shumë fitoushqyes dhe flavonoidë që ndihmojnë kundër kolesterolit dhe inflamacionit. Ushqyesit e tyre përmirësojnë shëndetin kardiovaskular. Fasulet e zeza përmbajnë shumë fibër të tretshme që parandalon atakun në zemër dhe hemoragjinë cerebrale.
Falë fibrës, fasulet e zeza ndihmojnë në parandalimin e ngrënies së tepërt dhe si rrjedhojë mbipeshës. Fasulet e zeza përmbajnë shumë antioksidantë ndaj janë të dobishme kundër qelizave të dëmshme. Fasulet e zeza janë burimi më i pasur i antioksidantëve mes bishtajoreve.
Fasulet e kuqe
Fasulet e kuqe janë një burim i shkëlqyer i fibrës dietike. Ato përmirësojnë tretjen dhe funksionin e zorrëve duke parandaluar konstipacionin. Fasulet e kuqe janë plot me ushqyes të nevojshëm për bakteret e mira.
Ato përmbajnë pak yndyrë dhe shumë proteinë e si rrjedhojë ulin kolesterolin. Fasulet e kuqe përmbajnë kalçium, magnez dhe kalium. Këto tre minerale janë kryesorë për mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.
Falë përmbajtjes së lartë të fibrës, fasulet e kuqe janë ideale për rënien në peshë. Ato shuajnë urinë dhe ju mbajnë të ngopur për shumë kohë. Fasulet e kuqe janë të dobishme edhe kundër diabetit të tipit 2. Fibra ngadalëson ritmet e çlirimit të glukozës në gjak dhe parandalon sekretimin e insulinës.
Fasulet e kuqe janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.
Sipas ekspertëve fasulet e kuqe janë të dytat në mesin e bishtajoreve të tjera për sa i përket nivelit dhe larmisë së antioksidantëve. Fasulet e kuqe dhe ato të zeza mund të përfshihen në receta të ndryshme. Ato mund të serviren si pjatë kryesore njësoj si fasulet e zakonshme, si garniturë ose sallata të ndryshme. /Burimi: AgroWeb.org,