Përbërësit:
6 vezë • 2 patate të mesme • dy tufa me majdanoz të freskët • një lugë çaji me pluhur shafran të Indisë • pak kripë dhe piper të zi
Përgatitja
Qëroni patatet dhe prijini ato në kuba, lërini të vlojnë në ujë për disa minuta derisa të zbuten dhe më pas kullojini.
Rrihni vezët në një tas dhe shtoni patatet, duke i përzier dhe shtypur bashkë derisa të formojnë një masë të plotë.
Shtoni majdanozin e prerë për t’i rritur shijen omletës tuaj pasi në sajë të vitaminës C, shtoni një efekt antioksidues dhe tretës.
Shtoni gjithashtu edhe shafranin e Indisë që e gjeni në markete bashkë me piperin e zi.
Të dyja këto erëza kur kombinohen, ndihmojnë në përthithjen e shpejtë të vlerave të gatimit nga organizmi juaj.
Shtoni pak kripë, përzieni mirë gjithçka. Më pas kalojeni masën në një tavë të veshur me letër pjekjeje të lagur me ujë.
Vendoseni në furrë të nxehur në 180° për 30 minuta dhe shijoni një gatim të lehtë plot shëndet!
Sekreti është pjekja dhe përdorimi i letrës së lagur pjekëse, e cila na lejon të mos përdorim shumë yndyrë.
Përveç kësaj, përdorimi i erëzave jo vetëm që e bën atë më të shijshëm, por siguron substanca shumë të dobishme siç është vitamina C, e bollshme në majdanoz.