Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Supë me Kungull dhe Patate të Ëmbla - Ferma Ime

Ferma Ime

Supë me Kungull dhe Patate të Ëmbla

Përbërësit

500 gr kungull të verdhë

2-3 kokrra patate të ëmbla

1 kokër qepë mesatare

2-3 gota lëng pule ose lëng perimesh

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja

 Si fillim ngrohni furrën në temperaturën 200 gradë.

Më pas, kungullit hiqjani farat dhe vendosini në furrë nga ana e lëkurës mbi një letër kuzhine.

Pastroni me ujë të rrjedhshëm patatet, ndajini në dy pjesë dhe vendosini edhe ato të piqen bashkë me kungujt.

Lërini të piqen për 35-40 minuta ose derisa tuli i kungullit dhe patateve të zbutet.

Nxirrini nga furra dhe me një lugë gërryeni dhe mblidheni të gjithë tulin e kungujve ndërsa patateve largojini lëkurën me dorë.

Tulin e kungullit dhe patateve kalojeni në mikser që t’i jepni formën e puresë.

Në një enë metalike hidhni vajin e ullirit dhe qepën e grirë mirë dhe kavërdiseni derisa volumi i saj të bjerë.

Më pas në të njëjtën enë, bëni bashkë tulin e kungujve dhe të patatave të ëmbla dhe shtoni lëngun e pulës apo të perimeve, kripën dhe erëzat që preferoni të shtoni.

Lërini të ziejnë duke i trazuar nga pak në zjarr të avashtë për 30 minuta.

Lëreni të ftohet paksa dhe më pas servireni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?