Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Gliko kungulli - Ferma Ime

Ferma Ime

Gliko kungulli

Përbërësit
  • 2 kg kungull (copëza)
  • 2 kg sheqer
  • 200 gr arra
  • 500 ml ujë
Përgatitja
1
Pasi kungullin e keni pastruar dhe e keni prerë në copa, lërini paraprakisht në ujë me gëlqere në mënyrë që të forcohen.
2
Nxirrini nga gëlqerja, shpëlajini disa herë, kullojini mirë dhe lërini mënjanë.
3
Përgatisni shurupin për të cilin zieni 2 kg sheqer me 500ml ujë, derisa lëngu të trashet paksa.
4
Më pas shtoni copat e kungullit në të dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për një orë.
5
Shtoni arrat dhe lërini edhe për disa minuta të tjera në zjarr.
6
I lini të ftohen dhe pastaj hidhini nëpër kavanoza të sterilizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?