Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Qofte me kungulleshka - Ferma Ime

Ferma Ime

Qofte me kungulleshka

Përbërësit:

400-500 gr kungulleshka të freskëta

2-3 kokrra vezë

1 lugë gjelle gjalpë i freskët

3-4 lugë gjelle miell për qoftet

4-5 lugë gjelle miell për lyerjen e qofteve

4-5 lugë gjelle djathë i thërrmuar

Nenexhik

Majdanoz

Piper

Kripë

Përgatitja

Si fillim, kungulleshkat t’i pastroni me ujë të rrjedhshëm e më pas t’i grini imët në rende.

Më pas, vendosini në një napë apo kullorëse kuzhine për të larguar të gjithë ujin e tyre.

Pasi të keni larguar gjithë ujin nga kungulleshkat hidhini në një tas të madh, shtoni aty vezët, kripë, gjalpin, miellin, djathin e thërruar, nenexhikun dhe majdanozin e grirë (erëzat përzgjidhen sipas preferencës).

Përziejini mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Nëse del e lëngshme, shtoni edhe pak miell.

Ndajeni brumin në toptha të vegjël, të rrumbullakët apo të sheshtë.

Kalohen në miell dhe skuqen nga të dyja anët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?