Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Byrek i ëmbël me kungull të verdhë - Ferma Ime

Ferma Ime

Byrek i ëmbël me kungull të verdhë

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 1 kungull i ëmbël
  • 150 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 1 lgj miell
  • 1 gotë qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 6 gjethe borziloku

Për petët

  • Qumësht
  • Yndyrë
  • Vezë

Përgatitja:

1. Vendosim në një tas të vogël 1 vezë, 100 ml yndyrë dhe 100 ml qumësht për spërkatjen e petëve.

2. Presim kungullin, e pastrojme atë nga brenda me një lugë duke larguar farat dhe fijet e brendshme.

3. E qërojmë nga lëkura dhe më pas e grijmë në rende nga pjesa më e trashë.

4. Pasi e grijmë kungullin e spërkasim me pak kripë dhe e lemë të pushojë për 10 minuta që kungulli të nxjerrë ujin e tij (nëse dyshoni se e keni tepruar me kripën mund ta shpëlani kungullin dhe mepas ta shtryshni fort).

5. E vendosim kungullin në një tas ku shtojmë 3 lugë gjalpë të shkrirë, 100 gr sheqer, 1 lugë miell, 1 gotë qumësht, vezët e rrahura dhe borzilokun e grirë hollë.

6. Lyejmë tavën me pak yndyrë dhe vendosim fillimisht 2 peta poshtë, i spërkasim ato me yndyrën trazuar me qumësht dhe vezë.

7. Vendosim përsëri dy petë, i spërkasim me pak yndyrë.

8. Pasi të kemi shtruar 6 petë poshtë vendosim mbushjen me kungull dhe më pas vendosim petët e tjera dy nga dy spërkatur me yndyrë.

9. Mbledhim anët e byrekut, i lyejmë anët dhe qendrën me yndyrën e trazuar me një vezë dh e vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?