Borziloku mund të përdoret në disa forma në kuzhinë. Meqenëse është një nga erëzat me përfitime të mëdha shëndetësore, ai nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinën tonë. Jo vetëm që i jep hijeshi tryezës apo pjatave tona, por i shton vlerat çdo gatimi.
Aroma e tij e këndshme ndihmon në një shije të mirë në gatime si dhe rrit vlerat e çdo pjate.
Si ta përdorim në kuzhinë
Borziloku siç e dimë është një përbërës bazë për përgatitjen e pestos xhenoveze. Por është dhe një shtesë e mrekullueshme në pica dhe në salcën e famshme me domate apo në ëmbëlsira të ndryshme. Shkon shumë me luleshtrydhet dhe ananasin.
Mund t’i ruani në ngrije për muaj të tërë, pasi t’i keni futur në qesen plastike me pak vaj ulliri. Ja disa ide dhe receta si t’a përdorni borzilokun:
- Me borzilok dhe limon jeshil mund të përgatiten koktejle perfekt për verë.
2.Përdorni borzilokun së bashku me luleshtrydhet për të përgatitur ujë fantastik të aromatizuar.
3.Shtoni ndonjë gjethe borzilok në “smoothie-n” tuaj të gjelbër.
4.Shtoni pak ngjyrë në lëngun e përgatitur në shtrydhëse apo mikser me pjepër duke futur ndonjë gjethe borzilok.
5.Provoni të bëni njoki me rikota dhe borzilok. Përgatiten me 250 gr rikota, 200 gr miell dhe borzilok të grirë.
6.Fusni ndonjë gjethe borziolk në enën ku bëni akull në ngrirje. Do të merrni kube me akull aromatik dhe me ngjyrë për pijet tuaja.
7.Për të stimuluar tretjen mund të përgatisni një pije me bazë borzilokun me 20 gramë gjethe të thara të hedhura në një litër ujë të valuar.