Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Tortë me boronica, freskia e verës. Provojeni dhe do mrekulloheni - Ferma Ime

Ferma Ime

Tortë me boronica, freskia e verës. Provojeni dhe do mrekulloheni

Përbërësit

200 gr biskota

100 gr gjalpë

1 filxhan kafeje arra të shtypura

1 filxhan kafeje susam

Për kremin:

2 gota boronicë të ngrira

1 filxhan kafeje lëng frutash

250 ml ajkë e ëmbël

100 gr Krem djathi

3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja

  1. Fillimisht shtypim biskotat, shtojmë gjalpin e shkrirë, arrat e shtypura, susamin, masën e përziejmë mirë me lugë, pastaj e shtrijmë në tavë, e shtypim me anë të lugës, (nëse ju mungojnë arrat dhe susami, atëherë shtojmë vetëm biskotat në 250-300 gr prapë tortës nuk i humbet shija).
  2. Në blender vendosim boronicat së bashku me lëngun e frutave, dhe i përziejmë mirë derisa të fitojmë krem nga to (nëse u mungon blenderi, shtypni ato, pastaj i përzieni me mikser dore).
  3. Pastaj marrim ajkën e ëmbël e përziejmë mirë me mikser derisa të fitojmë masë kremoze.
  4. Në një enë tjetër vendosim kremin nga djathi, pastaj shtojmë sheqer pluhurin, masën e përziejmë mirë mikser, pastaj e shtojmë tek ena me kremin nga ajka, pastaj shtojmë masën e përgatitur nga boronicat.
  5. Masat i përziejmë bashkë prapë me mikser, derisa të krijojmë masë homogjene, dhe të fitojmë ngjyrën e duhur.
  6. Kremin e përgatitur e hedhim sipër petës që kemi të shtrirë në tavë.
  7. Tortën e përgatitur e vendosim në frigorifer dhe e lëmë të qëndrojë përafërsisht 2 orë, derisa kremi të bëhet i dendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?