Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Kek me boronica - Ferma Ime

Ferma Ime

Kek me boronica

Përbërësit
  • 1/2 filxhan gjalp
  • 1/2 filxhan sheqer (i bardhë)
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 2 veze (të verdhat)
  • 1 e gjysmë gota miell
  • 1 lugë çaji pluher pjekes
  • 1/3 filxhan qumesht
  • 2 veze (të bardhat)
  • 1/4 filxhan sheqer
  • 1 e gjysmë gota boronica
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle sheqer
Përgatitja
1
Nxehim paraprakisht furren në 175 gradë C. Lyejmë me yndyrë dhe miell një tepsi pjekjeje katrore.
2
Rrahim gjalpin ose margarinën dhe 1/2 filxhan sheqer derisa të bëhen një masë kremoze.
3
Shtojmë kripën dhe vaniljen. Ndajmë vezët dhe vendosim veç të bardhat e tyre.
4
Shtojmë të verdhat e vezëve në përzierjen e sheqerit, duke i rrahur derisa të bëhen kremoze.
5
Përziejmë1 1/2 gota miell dhe pluhur pjekjeje dhe shtojmë herë pas here qumësht në përzierjen e të verdhave të vezëve. Mbulojmë boronicat me 1 lugë gjelle miell dhe i shtojmë te brumi.
6
Në një tas të veçantë, rrahim të bardhat deri sa të formohet një masë me maja të buta.
7
Shtojmë 1/4 filxhan sheqer, nga 1 lugë gjelle njëra pas tjetrës dhe i rrahim deri sa të formojnë maja të ashpra.
8
Hedhim të bardhat e vezëve në brumë. E hedhim në tepsinë e përgatitur. E spërkasim sipër me 1 lugë gjelle sheqer që ka mbetur.
9
E pjekim kekun për 50 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?