Gjethet e Kales janë një nga format më të lashta të lakrës që ka origjinën në Mesdhe. Sipas të dhënave, këto gjethe janë përdorur si ushqim që nga viti 2000 para erës sonë. Vetë Kale është zbuluar në Azinë e Vogël në shekullin e pestë para erës së re. Kjo bimë u soll në Evropë ga një grup udhëtarësh Keltë. Vetë Romakët i përdornin këto gjethe që asokohe mbanin emrin “Sabelline Cabbage”.
Kale është një lakër e egër jeshile e pasur me ujë, karbohidrate, proteina, dhe yndyrna në sasi shumë të vogla. Përmban gjithashtu shumë pak kalori. Kale mund të përdoret edhe tek fëmijët e vegjël por edhe në shtatzani.
Gjethet e kësaj lakre të egër kanë shumë vlera pasi përmbajnë të gjithë elementët e nevojshëm për një shendet të mirë edhe gjatë shtatzanisë.
Vlerat që përmban Kale
Është e pasur me antioksidantë ashtu si edhe gjethet e tjera jeshile që konsumojmë;
Është shumë e pasur me vitaminën C madje mund të themi se përmban më tepër se të gjitha perimet e tjera;
Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak;
Është një nga burimet më të mira të vitaminës K në botë dhe kjo është shumë e rëndësishme për funskionimin e mirë të koagulimit të gjakut;
Është e pasur me beta-karoten, pra një antioksidant që trupi e kthen ne vitaminë A;
Është shumë e pasur me minerale, kryesisht kalçium, magnez, kalium etj;
Është e pasur me elementë si luteina që ndikojnë në shëndetin e mirë të syve;
Nëse nuk jeni shtatzanë do t’ju ndihmojë të humbni peshë pasi përmban shumë pak kalori;
Fuqizon sitemin imunitar dhe ndihmon në lehtësimin e konstipacionit;
Konsiderohet “mbretëresha” e gjtheve të gjelbra edhe për faktin se përmban shumë hekur.