Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Tortë verore me frutat e “Ferma Jone”, një nga recetat më të famshme ne botë - Ferma Ime

Ferma Ime

Tortë verore me frutat e “Ferma Jone”, një nga recetat më të famshme ne botë

Një mëngjes pranvere, Mimi Thorisson, teksa ishte në kopsht ka menduar të përgatiste një ‘garden cake’ me gjërat që rriste vetë në kopsht: gjethe, lule e fruta të kuqe. Dhe prej këtej lindi një blog dhe një recetë sublime.

Kjo tortë e shijshme përbëhet nga dy marenga të mëdha me pana të rrahur dhe fruta në qendër e pjesën e sipërme. Marenga është e lehtë, shkrihet në gojë, kështu që edhe pjesa e qendrës duhet të jetë diçka e butë.

Këshillë: Para se ta përgatisni, kujdesuni që të bardhat e vezëve të jenë gjithmonë në temperaturën e ambientit para se të rrihen. Gjithashtu duhet të përdorni të paktën 50 gramë sheqer për çdo të bardhë veze (përndryshe raportet nuk do të jenë korrekte), duke e shtuar sheqerin lugë e nga një lugë, gradualisht dhe përdoret një tas qelqi për të rrahur vezët.Parangrohni furrën në 140 gradë.

Përbërësit:

6 të bardha vezësh

350 gram sheqer

250 ml pana

¼ lugë e vogël esencë vaniljeje

Frutat tuaja të preferuara të pyllit: kjo tortë përmban mjedra, boronica dhe ribes

lule sipas dëshirës suaj

Rrihni të bardhat e vezëve mirë dhe filloni të shtoni sheqerin gradualisht, lugë e nga një lugë derisa e bardha të bëhet me shkëlqim dhe pastaj të ngurtësohet—duhen rreth 10-12 minuta. Është më mirë nëse përdorni rrahës elektrik në këtë proces.

Në dy tepsi të veshura me fletë furri ose në një tepsi të madhe formoni dy marenga (20 cm diametër dhe 5 cm lartësi) dhe piqini për 45-55 minuta. Kur të jenë gati, hiqini nga furra dhe lërini të ftohen!

Për mbushjen:

Rrihni 250 ml pana derisa të jetë shumë kremoze dhe e butë dhe shtojini vaniljen. Mos i shtoni sheqer panës sepse kanë mjaftueshëm marengat.

Kur marengat, të cilat i keni hequr nga furra, janë ftohur komplet, fillojmë ‘montimin’ e tortës. Mbi njërën prej tyre shtrojmë pana të rrahur, fruta dhe sipër vendosim marengën tjetër. Shtojmë pjesën e mbetur të panës mbi marengën tjetër dhe tek anët e tortës. Shtojmë frutat dhe e dekorojmë tortën me lulet që kemi zgjedhur. (Burimi: Revista Shije)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?