Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Aflatoksina, substanca vrastare që merret nga produktet e pakontrolluara të bulmetit - Ferma Ime

Ferma Ime

Aflatoksina, substanca vrastare që merret nga produktet e pakontrolluara të bulmetit

Prej disa kohësh në Shqipëri po diskutohet shumë lidhur me aflatoksinën, një substancë e cila është gjendur në prodhimet e qumështit dhe të nënprodukteve të tij të cilat, tregtohen në vendin tonë.

Emisioni investigativ “Boom” i cili transmetohet në Ora News Tv, ka bërë një investigim lidhur me prezencën e aflatoksionës në qumësht dhe ka zbuluar që subjektet tregtare të cilat abuzojnë me bulmet të pakontrolluar, janë të shumta në vendin tonë.

Prezenca e aflatoksinës nuk është hera e parë që qarkullon në vendin tonë pasi prania e saj ka qenë e kudondodhur herë pas here.

Por, çfarë është në të vërtetë aflatoksina?

Aelita Mani, eksperte e sigurisë ushqimore sqaron:  “Aflaktoksina, që nga vetë përbërja e emrit është një toksinë e përbërë nga myku që rritet tek drithrat: misri, gruri; tek arroret: arrat, pistaku, qiqrat..

Aflatoksina prezente në qumësht, në nënproduktet e qumshtit apo edhe në drithrat që janë për konsum njerëzor dhe për arroret, kur bëhet akumulative është përgjegjëse për kancerin në mëlçi, prish funksionin e veshkave, domethënë ka dëme njerëzore.”

Aflaktoksina shkakton:

  1. helmime akute ose kronike
  2. kancer të mëlçisë
  3. çrregullime metabolike
  4. çrregullime kronike të imunitetit
  5. efekte helmuese
  6. dhimbje barku
  7. të vjella
  8. hemorragji të brendshme
  9. vështirësi në frymëmarrje
  10. dëmtime të sistemit nervor
  11. gjendje komatoze ose vdekje të sëmurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?