Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Supe me kungull te verdhe - Ferma Ime

Ferma Ime

Supe me kungull te verdhe

Përbërësit:

2 kunguj mesatarë, 2 qepë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 gota me lëng pule, 1 gotë ujë, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë çaji kanellë, një lugë çaji xhinxher të grirë ose pluhur

Ngrohni furrën në temperaturën 200 gradë. Merrni dy kunguj të verdhë të madhësisë mesatare dhe ndajini në dysh.

Hiqjani farat dhe vendosini në furrë nga ana e lëkurës mbi një letër kuzhine. Lërini të piqen për 35-40 minuta ose derisa tuli i kungullit të zbutet.

Nxirrini nga furra dhe me një lugë gërryeni dhe mblidheni të gjithë tulin e kungujve.

Tulin kalojeni në mikser që t’i jepni formën e puresë. Në një enë metalike hidhni vajin e ullirit dhe qepët e grira mira dhe kavërdisini për 5-10 minuta.

Më pas në të njëjtën enë, bëni bashkë tulin e kungujve dhe shtoni lëngun e pulës, ujin, një lugë gjelle mjaltë, si edhe erëzat. Lërini të ziejnë duke i trazuar nga pak në zjarr të avashtë për 30 minuta.

Lëreni të ftohet paksa dhe servireni bashkë me fara të pjekura kungulli dhe pak piper të zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?