Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Ja cilat janë Frutat dhe perimet e pranverës për një shëndet të mirë - Ferma Ime

Ferma Ime

Ja cilat janë Frutat dhe perimet e pranverës për një shëndet të mirë

Me ardhjen e pranverës nis rritja e temperaturave si dhe ndryshimet e shumta në organizëm që në gjuhën popullore njihet si “Ndryshimi i gjakut”. Kjo periudhë kërkon kujdes të veçantë me mënyrën e të ushqyerit pasi trupi ka nevojë për vitaminat, mineralet si dhe elementë të tjerë të nevojshëm. Konsumimi i frutave dhe perimeve të stinës, të freskëta dhe organike është një nga gjërat e domosdoshme që duhet të bëjë çdonjëri nga ne.

1.Domatet

Asgjë nuk është më e mirë së domatja në verë. Sigurisht që ne i konsumojmë ato gjatë gjithë vitit, por shija e tyre shumëfishohet gjatë verës. Domatet janë një burim i jashtëzakonshëm i antioksidantëve si likopene që ka shumë vlera shëndetësore duke përfhirë uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Domatet janë të shijshme dhe mund t’i përfshini në sallata, panine, makarona etj.

  1. Patëllxhani. E gjejmë në treg gjatë gjithë vitit, por shija ndryshon në varësi të stinës. Sidomos në verë, patëllxhani ka një shije të pakrahasueshme. Studimet kanë treguar që patëllxhani ka një sërë përbërësish që mbrojnë membranën e qelizave nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Patëllxhanin mund ta gatuajmë me perime të tjera, mish pule dhe viçi. Mund të përgatisni edhe një panine me patëllxhan të grirë, të kombinuar me kërpudha “Portobello”, domate dhe djathë mozzarella.
  2. Kosi

Po, kosin e keni në frigorifer gjatë gjithë vitit dhe është një produkt që praktikisht nuk ka stinë. Por sa freskues që është në verë! Kosi është i pasur me kalcium, protein dhe probiotikë (që janë thelbësore për sistemin tretës). Ju mund të shijoni kombinime si kos me fruta pylli për mëngjes ose kos me perime për drekë. Çlironi fantazinë në kuzhinë. Me kosin mund të bëni çdo gjë!

  1. Pjeshkat

Shumë konsumatorë mbajnë sytë nga tezgat në treg në pritje të pjeshkave. Janë fruti perfekt për çdo vakt, çdo rast e çdo vend. Pjeshkat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Ato ulin rrezikun e sëmundjeve si diabeti, sëmundjet metabolike dhe ato kardiovaskulare.

  1. Kikirikë

Janë një “snack” fantastik gjatë gjithë vitit, por shijojnë shumë gjatë verës. Kikirikët përmbajnë doza të larta të yndyrave të mira që i bëjnë mirë zemrës. Në fakt, më shumë se tetëdhjetë përqind e yndyrave që gjenden tek kikirikët përbëhet nga yndyrna mono-të-pangopura dhe poli-të-pangopura që i bëjnë kikirikët ndër kokrrat më të shëndetshme për njeriun. Në 23 gramë kikirikë të pjekur gjenden 7 gramë proteina. Kombinimi i proteinave dhe yndyrave do t’ju mbajë të ngopur për shumë kohë. Pjeshkat, frutat e pyllit dhe kikirikët nuk duhet të mungojnë kur niseni për udhë të gjata. Mund t’i merrni në plazh ose në daljet me miqtë.

  1. Panxhari i kuq

Shijojnë shumë të kombinuara me djathin e dhisë. Janë të pasura me një përbërësish biologjikë të njohur si betalainë që ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për organizmin në formën e antioksidantëve. Panxhari shërben si anti-inflamator. Ajo është një burim i shkëlqyer i fibrës, folatit, kaliumit dhe mangani. Është e vërtetë që gatimi i tyre mund të jetë pak i vështirë, por ia vlen mundi falë vlerave dhe shijes.

  1. Kungujt

Janë perime me pak kalori. Një filxhan me kunguj ka vetëm 29 kalori. Kungujt janë një burim i pasur i fibrës që ndihmon kundër konstipacionin dhe ul nivelin e kolesterolit. Kungujt mund t’i kombinoni me kos, mund t’i piqni në furrë, t’i shërbeni me mish ose peshk por edhe të pregatisni makarona të shijshme.

  1. Kajsitë

Kajsia është një frut që njihet për vlerat e saj ushqyese, të cilat kanë në përmbajtjen e tyre vitaminë A, B1, B2,PP,C, acide organike, pektinë, albumina, sheqerna rreth 14%, etj. Kajsia mund të përdoret si parandaluese për një sërë sëmundjesh: dhimbjet në gjoks, anemia, sëmundjet kanceroze, migrena, epilepsia si dhe sëmundjet e mëlçisë.

  1. Avokado

Përmban një sasi të konsiderueshme antioksidantësh, përmban yndyra të mira dhe betakaroten të nevojshme për organizmin.

  1. Pjepri

Pjepri është një nga frutat më të mira për t’u konsumuar gjatë këtij sezoni dhe gjatë verës. Pjepri është hidratues shumë i mirë sepse është i pasur me ujë, përmban vitaminë A që lufton radikalet e lira, lufton stresin dhe nxit prodhimin e kolagjenit që ndikon në shërimi ne plagëve në lëkurë.

  1. Nektarinat

Vetitë e nektarinës përfshijnë përmirësim të funksionit të qelizave, sistemit kardiovaskular dhe atij tretës. Nektarina ka një mekanizëm të pasur mbrojtjeje të organizmit të pajisur me antioksidantë që luftojnë komplikacionet që vijnë si pasojë e obezitetit, problemet me shikimin dhe ndihmojnë me parandalimin e tumoreve.  Konsumimi i nektarinës ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, si dhe e bën lëkurën të duket më e re.

  1. Ananasi

Ananasi ka përmbajtje të madhe të acideve të pemëve të cilat luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të stomakut. Përveç kësaj përmban vitamina A dhe C, të cilat janë antioksidante të forta, kalcium, fosfor, magnez, hekur, natrium dhe kalium. Studimet tregojnë se ananasi forcon sistemin imunitar, ndërsa lëngu i tij lehtëson dhimbjet e kokës.

  1. Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, janë antimikrobike e antivirale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?