Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Karakteristika dhe të mirat e prodhimit organik - Ferma Ime

Ferma Ime

Karakteristika dhe të mirat e prodhimit organik

Principi themelor i prodhimtarisë bujqësore organike thotë: Toka e shëndoshë – kafshë dhe bimë të shëndosha – njerëz të shëndetshëm.

Arsyet pse duhet të prodhojmë në mënyrë organike

  1. Nuk e ndotin mjedisin jetësor (ajri, uji, toka)
  2. Mbështetet në shfrytëzimin e raporteve dhe interaksionit në mjedisin natyror (ciklet biologjike dhe ruajtja e biodiversitetit)
  3. Respektojnë drejtpeshimin natyror ekologjik
  4. Shfrytëzon burime të qëndrueshme të energjisë.

Përparësitë e ushqimit organik

  1. Kualiteti dhe siguria (prodhimet organike kanë vlera më të larta biologjike dhe ushqyese të cilat pasqyrohen në rritjen e përmbajtjes së vitaminave dhe mineraleve, kalciumit, magnezit, hekurit, dhe antioksidantëve)
  2. Nuk përmbajnë mbetje të pesticideve dhe metaleve të rënda
  3. Nuk përmbajnë aditiv artificial, konservues, emulgator, ngjyra artificiale, aroma dhe përforcues të shijes
  4. Nuk përmbajnë shtesa të antibiotikëve, rregullator të rritjes dhe ilaçe tjera veterinare
  5. Kanë karakteristika të shijes, erës dhe ngjyrës të cilat shpesh na i rikujtojnë në ‘shijet e harruara të prodhimeve nga fshati’
  6. Organizmat e modifikuar gjenetik (GMO) dhe prodhimet e tyre nuk aplikohen në ushqimet e prodhuara organike.

(Burimi: IAD)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?