Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Batha, bishtajorja e pasur me hekur dhe minerale të shumta - Ferma Ime

Ferma Ime

Batha, bishtajorja e pasur me hekur dhe minerale të shumta

Batha përmban hekur dhe minerale të tjera, dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminave, natyrisht kur konsumohet krudo, pasi gatimi shkatërron disa nga komponentët e saj.

Batha, që i përket grupit të madh të bishtajorëve, ka një bishtajë që arrin rreth 25 centimetra dhe zakonisht përmban midis pesë dhe dhjetë farave.

Batha përmban shumë ujë, fibra, proteina dhe ka prani pothuajse të parëndësishme të yndyrës. Këto karakteristika e bëjnë bathën një ushqim me pak kalori dhe me përfitime të shkëlqyera shëndetësore. Prania e ulët e kalorive, rreth 70 kalori në 100 gr. bathë, e bën atë një ushqim të përshtatshëm për dieta pa kalori. Natyrisht, flasim për bathë të freskëta, pasi ato të thatat kanë vlera krejtësisht të ndryshme ushqyese dhe janë shumë me më tepër kalori.

Uji dhe fibrat, në bashkëpunim me mineralet e shumta që ajo ka, ndihmojnë në aktivizimin e zorrëve. Sasia e hekurit e bën këtë bimë një ushqim që rekomandohet edhe në rastet e mungesës së këtij minerali. Natyrisht, këto veti janë në ushqimet e papërpunuara, ndërsa në substancat e gatuara shkatërrohen.

Emërtimi shkencor i bathës është Vicia faba. Ajo i përket specieve fabacea të bishtajoreve dhe e ka origjinën nga Azia jugperëndimore dhe nga Afrika e Veriut. Është një nga llojet më të  vjetra të bishtajoreve që janë përdorur për konsum, i cili daton që nga periudha Neolitike. Pra mund të thuhet që ka qenë e njohur që nga fillimet e bujqësisë. Supozohet se origjina e bathës është në Lindjen e Afërt, Irak dhe Iran, dhe më pas është përhapur dhe në Afganistan dhe Etiopi. Që përpara viteve 1000 p.e.s, batha u përhap edhe në Evropë. Speciet e bathëve me fara të mëdha janë më të vona dhe ka mundësi të janë zhvilluar fillimisht në lindje të Irakut rreth 1000-1200 vjet më parë dhe më pas janë përhapur në Azi, në Afrikën veriore dhe që atje në Evropë, e më pas dhe në Amerikë nëpërmjet kolonizatorëve.

Vlerat ushqimore të bathës

Bathët kanë një shije të veçantë dhe të fortë. Ato janë shumë të ushqyeshme dhe burim i rëndësishëm për shumë elementë ushqyes të domosdoshëm për shëndetin e njeriut. Midis tyre mund të përmenden;

Bathët kanë përqendrime të larta të një aminoacidi të quajtur L-dopa (dopamin), që vepron si një neurotrasmetues në tru

Është e pasur në fibra, që janë shumë të rëndësishme për funksionimin e aparatit tretës

Janë një burim shumë i mirë i fosforit, i cili i duhet trupit për të formuar kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm

Sasia e madhe e potasit te batha e ndihmon organizmin të stabilizojë presionin e gjakut dhe rregullon funksionimin e zemrës.

Farat e bathës janë të pasura me vitamin A, e cila i duhet trupit për një lëkurë të shëndetshme dhe për të përmirësuar shikimin, rritjen dhe zhvillimin e kockave.

Duke qenë se është e pasur me thiamin (vitaminë B), ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?