Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Bulmeti i dhisë, shpëtimtari i kockave dhe i trurit të fëmijëve - Ferma Ime

Ferma Ime

Bulmeti i dhisë, shpëtimtari i kockave dhe i trurit të fëmijëve

Pas kërkimeve të shumta të bëra nga pediatrit dhe nutricionistët amerikan, arritën në rezultatin se qumështi i dhisë është i vetmi qumësht i cili përafron më së shumti me qumështin e nënës për fëmijët.

Ndërsa qumështi i lopës është i ndaluar rreptësisht që të konsumohet nga fëmijët nën moshën 1-vjeçare, qumështi i dhisë mund të jepet nëse nëna nuk e ushqen dot foshnjen e saj me gji.

Pas një studimi të kryer prej disa vitesh prej pediatërve amerikan, rezultoi se fëmijët të cilët u rritën duke konsumuar bulmet dhie, kishin trup më të zhvilluar, kocka më të forta si dhe imunitet më të lartë, krahasuar me fëmijët të cilët u rritën duke konsumuar bulmet lope.

Qumështi i dhisë ka rezultuar shumë i pasur me proteina, minerale si dhe grupet më të rëndësishme të vitaminave. Si i tillë bulmeti i dhisë ndikon në një rritje sa më të mirë të kockave të fëmijëve si dhe në zhvillimin e trurit të tyre.

Gjithashtu, bulmeti i dhisë forcon imunitetin, mbron nga kanceri, pasi është shumë i pasur me minerale dhe me vitamina.

Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive e mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Përmban vitamina të tilla si B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor, e ka edhe 47 për qind më shumë vitamina, e në krahasim me qumështin e lopës, ka më shumë kalium për 134 për qind.

Është i pasur me mineralet kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për forcimin e eshtrave, si dhe zink dhe selino, antioksidues mjaft të rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e sistemit imun. Në bazë të disa rezultateve nga ekspertët spanjoll, qumështi i dhisë u sugjerohet edhe personave që vuajnë nga anemia që shkaktohet si pasojë e mungesë së hekurit në gjak.

Si ndikon bulmeti i dhisë në forcimin e kockave

Bulmeti i dhisë përmban sasi të konsiderueshme të kalciumit dhe të fosforit të cilët janë dy elementët kryesore për rritjen dhe forcimin e kockave. Gjithashtu, në të gjenden edhe zink dhe selen të cilët janë antioksidant të fuqishëm të cilët na bëjnë edhe më imun ndaj shumë sëmundjeve.

Bulmeti i dhisë, shpëtimtari nga anemia

Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët spanjoll ka rezultuar se bulmeti i dhisë është shpëtimtar i të gjithë atyre personave të cilët vuajnë nga anemia. Kjo pasi, bulmeti i dhisë ka veti që të nxisë prodhimin e hekurit në gjak.

Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur.

Gjalpi i dhisë lejohet edhe për intolerantët ndaj laktozës

Gjalpi i dhisë, është shumë i rrallë por shumë i dobishëm për shëndetin tonë dhe një element i domosdoshëm për rritjen e të vegjëlve. Sipas pediatërve amerikan, ndërsa gjalpi i lopës nuk lejohet për fëmijët e moshës nën 1 vjeç e gjysmë, ai dhive lejohet në moshë më të hershme. Kjo pasi, struktura e tij nuk është aq e fortë sa e gjalpit të lopës.

Gjalpi i dhisë është me përqindje shumë të ulët të kolesterolit dhe shumë i tretshëm për stomakun. Ai ka përqindje të lartë të kalciumit i cili nxit dhe forcon rritjen e kockova si dhe nxit prodhimin e hekurit në gjak.

Struktura e tij e lehtë bën që të tolerohet edhe nga personat të cilët kanë probleme me intolerancën ndaj laktozës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?