Ferma Ime

Si ta përgatisni karçofin

Raki-Thane.jpg

Para se të gatuani argjinaren, duhet ta lani mirë dhe të prisni gjëmbat e vegjël në fund të çdo gjetheje. Prijini trupin nga koka në rreth 2 cm të 4 karçofëve.

Hiqni gjethet e forta të jashtme, prijini majat e mprehta dhe fërkojini me limon cepat, që të mos marrin ngjyrë të errët.

Si ta zieni

Mënyra më e thjeshtë për ta shijuar është zierja me avull.

Vendosini në koshin e zierjes me avull në një enë të madhe me rreth 3 cm ujë në fund.

Mbulojeni dhe lërini të ziejnë derisa të shpohen lehtë me thikë dhe që gjethet të ndahen lehtë, përreth 30 minuta.

Si ta gatuani

Karçofi vepron si një “ndryshues” për shije, kështu që eksperimentoni kur t’a përfshini në darkën tuaj.

Shumë receta kërkojnë për karçof të paketuar, por nëse jeni duke përdorur versionin “e freskët”, rreth 8 të tillë japin 236 gr zemër karçofi.

Ziejini të gjithë bashkë, hani gjethet dhe zemrën lëreni për vaktin e ardhshëm.

Si ta hani

Hiqini petalet, zhytini në lëng limoni, vaj ulliri, nëse dëshironi dhe tërhiqini me dhëmbë që të hani tulin.

Sapo të merrni zemrën, hiqeni pjesën e ashpër, pasi është e pangrënshme.

Ndajeni pjesën e brendshme në copa të vogla dhe hajeni me salcë, ose me pika limoni sipër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?