Hudhra e egër është një produkt i cili nëse konsumohet rregullisht ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore. Shumë prej cilësive të saj kanë qenë të panjohura më parë për ne. Ekspertët e mjekësisë alternative e rekomandojnë atë që të përdoret rregullisht.
Hudhra e egër është përdorur prej shumë vitesh në mjekësinë popullore për pastrimin e sistemit tretës, mëlçisë dhe gjakut. Bima e hudhrës së egër (lat. Allium ursinum), apo lerthi, rritet në zonat malore, kryesisht në pyje, por së fundmi shumë njerëz po e mbjellin në kopshtet e tyre.
Kjo bimë karakterizohet nga aroma e fortë dhe shija therëse.
Hudhra e egër është ndër bimët më të preferuara të shefave të kuzhinës, siç është Rene Rexhepi, i cili e përdor hudhrën e egër në recetat e tij unike në restorantin e ri Noma në Meksikë. Bima e famshme mblidhet nga marsi në maj. Nëse e përdorni për motive mjekësore, këshillohet ta mblidhini në pranverë përpara se të lulëzojë plotësisht.
Vlerat shëruese të hudhrës së egër
Hudhra e egër është e pasur me minerale dhe vitaminë C. Rrjedhimisht ajo ofron zgjidhje ndaj disa problemeve shëndetësore. Gjethet përmbajnë më shumë vitaminë C se zhardhoku, ndaj njerëzit përdorin më shumë gjethet e pasura me këtë vitaminë.
1.Hudhra e egër kundër kolesterolit dhe tensionit të gjakut – këshillohet konsumi i gjetheve të njoma për shkak të pranisë së madhe të mineraleve të dobishme.
2.Kundër inflamacionit dhe infeksioneve – Konsumi i hudhrës së egër të freskët ndihmon kundër parazitëve intestinalë, por edhe kundër bronshitit sepse pastron rrugët e frymëmarrjes dhe zbeh kollën.
3.Kundër ulçerës në stomak dhe gastritit – Hudhra e egër rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga ulçera në stomak. Ajo ka tendencën ta qetësojë stomakun dhe të ulë dhimbjet.
4.I bën mirë zemrës – Kjo bimë ka aftësinë të përhapet në enët e gjakut, duke i bërë ato më elastike, rrjedhimisht duke ndihmuar zemrën. Hudhra e egër parandalon atakun në zemër. Ajo e forcon këtë organ të rëndësishëm dhe rigjallëron muskujt.
5.Pastron organizmin – Vetitë shëruese të hudhrës së egër janë efikase për pastrimin e organizmit nga toksinat. Hudhra e egër pastron mëlçinë, veshkat, zorrët dhe tëmthin. Gjitashtu hudhra e egër lufton infeksionet urinare, shmang gazrat dhe fryrjet, përmirëson tretjen, parandalon osteoporozën dhe është ideale kundër reumatizmës dhe artritit.