Përbërësit
2 duar plot me rukola
1 dorë domate qershi, ose 1 domate e madhe
1/2 kupë thjerrëza të pagatuara , që kur gatuhen bëhen pak a shumë 2/3 kupë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle aceto balsamike
Arra të copëtuara
Ujë për të gatuar thjerrëzat
Kripë
Piper
Përgatitja
Lërini thjerrëzat në ujë për rreth 2 orë (kjo ndihmon që të gatuhen më shpejt).
Derdhni ujin ku keni lënë thjerrëzat, shtoni ujë të freskët, pak kripë, dhe ziejini deri sa thjerrëzat të zbuten, por ende ta ruajnë formën (të miat u gatuan për rreth 20 min).
Ndërkohë që thjerrëzat ziejnë pastroni rukolën dhe vendoseni në enën që do shërbeni sallatën.
Pastroni dhe prisni domatet dhe shtojini dhe ato tek rukola.
Pasi thjerrëzat janë zier, lëreni pak minuta të ftohen e më pas shtojini në sallatë.
Shtoni arrat, kripë, piper, e në fund përzierjen e vajit të ullirit me aceton balsamike.
Përziejeni mirë sallatën dhe shijojeni.