Përbërësit:
150-200 gr miell
2 vezë
4 patate të prera në kube
Qumësht
Kripë
Ujë
1 thelb hudhër
Piper
2 gota jogurt
2 gota kos
Përgatitja:
Nga vezët, mielli, qumështi, uji dhe kripa, bëni një brumë pak më të trashë se krepat. Ngrohni furrën në 220 gradë. Lyeni tepsinë ose vendosni letër për pjekje dhe ngrohni mirë dhe më pas derdhni në të patatet e përziera me brumin si dhe me purenë e hudhrës, pastaj piqeni për rreth 20 minuta. Hidhni jogurtin e përzier me kosin dhe piqeni për disa minuta të tjerë.