Përbërësit:
2 patate mesatare
2 kërpudha
2 copa lulelakër
Kripë
Piper
vaj ulliri
Përgatitja:
Patatet, pasi i kemi larë, i ziejmë në ujë me kripë me gjithë lëkurë. I presim përgjysmë për së gjati dhe ua boshatisim
mesin me ndihmën e një thike. Në një tigan me gjalpë të nxehur, skuqim kërpudhat e prera hollë. Kur ato të kenë marrë
ngjyrë, shtojmë lulelakrën e zier dhe pasi i skuqim për 2-3 minuta së bashku, i kalojmë në mikser ku shtojmë kripë e
piper sipas dëshirës. Me masën e përgatitur mbushim patatet dhe i pjekim në 200 gradë për 20-30 minuta.