Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ferma796/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
Kroketa me djathë dhe spinaq - Ferma Ime

Ferma Ime

Kroketa me djathë dhe spinaq

Përbërësit:

800 gr patate

150 gr spinaq

150 gr miell

50 gr gjalpë

1 vezë

1 lugë gjelle kripë

100 gr djathë

vaj për skuqje.

Për skuqjen:

Miell, 1 vezë, 4 lugë qumësht, thërrime buke

Përgatitja:

Patatet me lëvore, lajini mirë dhe vendosini të vlojnë. Pataten e gatuar largojeni prej ujit dhe lijeni që të ftohet për pak kohë, pastaj hiqni lëkurën, shtypeni mirë dhe lëreni të ftohet edhe për pak kohë. Pastaj shtoni spinaqin e grimcuar imët, vezën, gjalpin, kripën dhe përziejeni deri sa masa të formohet. Gradualisht shtoni miell dhe ngjishni brumin me dorë. Brumin vendoseni në sipërfaqen ku është e lyer me miell, ndani një lugë gjelle me brumë dhe në mes vendosni një copë djathë pastaj rrotulloni brumin. Ndërkohë përgatitni gjithçka që duhet rreth skuqjes. Në një pjatë vendosni pak miell, në tjetrën vezën dhe qumështin ndërsa në pjatën e tretë thërrimet e bukës. Kroketat e mbështjella rrokullisni së pari në miell, pastaj kaloni nëpër vezë dhe në fund në thërrimet e bukës. Kroketat skuqini në vaj të ngrohtë, deri sa të marrin ngjyrë në të gjitha anët. Shërbejini të ftohta ose të nxehta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?