Ferma Ime

Kërpudha të mbushura me spinaq

Përbërësit:

10 kërpudha të mëdha

3 lugë të mëdha gjalp

2 lugë të vogla hudhër e grirë imët

200 gr spinaq i grirë

5 lugë të mëdha ajkë

5 lugë të mëdha djathë parmezan

Përgatitja:

Pastroni kërpudhat nga brendësia me ndihmën e një luge dhe thike. Shkrini një lugë të madhe gjalp, dhe lyeni kërpudhat brenda dhe jashtë. Lërini mënjanë.

Brendësinë e kërpudhave, copëtojeni imët dhe fërgojeni në temperaturë mesatare me 2 lugë gjalp, pastaj shtoni edhe hudhrën e grirë dhe fërgojini edhe për 3 min.

Shtoni spinaqin e grirë. Pasi të fërgohen bashkë me spinaqin për 5 min, largojini nga nxehtësia dhe shtoni ajkën.

Paraprakisht nxehni furrën. Kërpudhat i mbushni me mbushjen me spinaq, shtoni përmbi parmezan dhe futini në furrë me nxehtësi mesatare për 10-12 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *