Ferma Ime

Kek me kos dhe luleshtrydhe

dd9dce39-de1a-4d16-b958-42c71d960742.jpg

Përbërësit:

500 g luleshtrydhe

250 g miell

2 vezë

6 lugë sheqer

10 g sodë për ëmbëlsira

125 g gjalpë i butë si krem në temperaturë ambienti

300 g kos i trashë

Përgatitja:

Ndezim furrën në 160°C. Përziejmë gjalpin me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë, shtojmë vezët një nga një, kosin, miellin dhe sodën me sitë. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell, vëmë sipër luleshtrydhet e ndara në mes dhe e vëmë të piqet për 50/60 minuta. E mbulojmë me letër alumini kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe e lëmë të piqet derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?