Përbërësit:
100 gr fasule pllaqi të ziera më parë
Gjysmë qepe të kuqe
Tul domateje konservë
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Kripë
piper
Majdanoz (erëza të tjera sipas shijes)
Përgatitja:
Në një tigan skuqim në pak vaj ulliri qepën e grirë imët me hudhrën e shtypur.
E lëmë deri sa qepa të zbutet dhe shtojmë domatet me fasulet pllaqi. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund hedhim erëzat e tjera që kemi zgjedhur. Nëse doni mund të shtoni edhe pak spec djegës.