Ferma Ime

Fajitas me pulë

58984b45-c10e-42fb-82a1-cec73ca46c88.jpg

Përbërësit:

700 gr mish pule i copëtuar

3 speca me ngjyra të ndryshme

1 qepë e mesme

1 lugë e vogël pluhur keri

1 thelb hudhre i grirë imët

2 lugë të vogël piper i kuq

krip dhe piper i zi

1 lugë vaj

8 petë tortila

Përgatitja:

Nxehni furrën në 200 gradë. Lëreni të gatshme një tavë.

Në një dërrasë për prerje, preni mishin, specat dhe qepën, në forma më të gjata. Pasi ti preni vendosini në tavë, shtoni të gjithë përbërsit dhe vajin. Me ndihmën e dy lugëve përziejeni mirë.

Piqini për 15 minuta. Pasi ti nxirrni nga furra, largojeni masën me një anë të tepsisë, shtoni edhe tortilat, dhe kthejini në furrë për 5 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje! Si mund t\'ju ndihmojmë?