Përbërësit:
2 feta bukë
6 feta proshutë krudo
1 avokado i pjekur mirë
gjethe sallate
½ limoni
2 lugë majonezë
2 lugë panë
1 thelb hudhër e vogël
Piper
kripë
Përgatitja:
Në një tigan skuqim fetat e proshutës për 5 minuta afërsisht që të bëhen krokante. Më pas i vëmë në një pjatë me letër kuzhine për t’u hequr yndyrën e tepërt.
Avokadon e ndajmë në mes, i heqim bërthamën dhe pasi ta qërojmë e ndajmë në feta jo shumë të holla dhe i lyejmë me pak lëng limoni. Sallatën e ndajmë me dorë në copa jo shumë të vogla. Përziejmë majonezën me panën, pak hudhër të shtypur, kripë dhe lëngun e limonit të shtrydhur
Thekim fetat e bukës, i lyejmë me pak salcë, vëmë pak sallatë, proshutën në copa jo të mëdha si dhe feta avokado. E spërkasim sipër me salcën dhe e konsumojmë menjëherë.