A doni të shihni nga afër se si i sjellim produktet nga ferma në tavolinë dhe se si kultivojmë
prodhime bimore për shitje? A jeni të dhënë pas kopshtarisë dhe të punuarit në terren?
Atëherë bëhuni pjesë e idesë së ”Ferma Ime” për sezonin 2023.
Kështu do të shihni dhe do të mësoni se si funksionon tregu i produkteve organike dhe
prodhimi i perimeve për përmbushjen e kërkesave të disa restoranteve në Shqipëri, si për
shembull:
TeDuKtu, Hoteli Sokrat, Restoranti Zade, City Art Lounge.
Ne jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve që duan të mësojnë, të kontribuojnë dhe të jenë pjesë
e “Ferma Jonë”
Në qoftë se doni të na kontaktoni dhe të bëheni pjesë e jona, ju lutemi na tregoni më shumë
rreth vetes dhe eksperiencës tuaj duke plotësuar formularin më poshtë.