Susami Kaf (200 gr)

224.00 L

Përshkrim

Farat e susamit janë veçanërisht të pasura me acide omega-3, acid ky që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Susami është një burim i mirë i vitaminave B kompleks, acidi folik, vitamina B1, vitamina B6 dhe riboflavina. Vetëm 100 g susam përmban rreth 25 për qind të kërkesës ditore për acid folik. Ky acid është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, si dhe tepër i i domosdoshëm për femrat shtatzënë, pasi mund të parandalohet dëmtimi trurit tek foshnjat. Acid folik përmbajnë gjithashtu kikirikët. Prandaj gjatë shtatzënisë hani kikirikë dhe gjalp kikiriku. Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë elementë që i gjejmë tek farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç për kockat, ruajnë shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut si dhe rregullojnë punën e muskujve dhe të zemrës. Susami është parë i dobishëm edhe kundër gurëzave të dhëmbëve. Prej mijëra vjet kjo farë e vogël është përdorur për ruajtjen e shëndetit të gojës. Parandalon rënien e dhëmbëve, aromën e pakëndshme të gojës, gjakderdhjen e mishit të dhëmbëve, fytin e thatë si dhe forcon mishin e dhëmbëve. Po ashtu, nga studimet ka rezultuar se vaji i susamit është i mirë për reduktimin e gurëve të dhëmbëve.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Susami Kaf (200 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *