Susami i Zi (200 gr)

340.00 L

S’ka stok

Përshkrim

Farat e susamit të zi janë përdorur tradicionalisht për shekuj me radhë në mjekësinë aziatike, po ashtu janë edhe një pjesë e pandashme e kuzhinës. Ai përdoret përditë në gatimet e ndryshme dhe vaji i tij gjen përdorim të gjerë në sallatë. Susami, sot renditet përkrah me mjaltin, shafranin e Indisë, hudhrën, xhenxhefilin etj. Në krahasim me susamin e bardhë, susami i zi përmban më shumë kalçium. Susami i zi është i pasur me vitaminë B, antioksidantë, kalcium, bakër, zink, magnez, etj. Ai përdoret për përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Në mjekësinë kineze susami përdoret për shëndetin e veshkave dhe të mëlçisë, po ashtu dhe për problemet me tretjen. Ai mund të përdoret gjerësisht në supa, sallata, apo dhe si dekoracion për shumë ushqime dhe ëmbëlsira. Mjekësia kineze thekson gjithashtu se susami i zi forcon muskujt dhe kockat. Ruan shkëlqimin e flokëve si dhe shërben për një shikim të mirë. Susami i zi përmban vitaminë E dhe kalcium, si dhe përbërës të tjerë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Susami i Zi (200 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *