Përshkrim
Kungulli është një perim me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për tu përfshirë në dietë, sa do të habiteshit. Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje-madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit. Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup. Ai rritet pothujase në të gjitha zonat e vendit. Konsumi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të zvogëlojë rrezikun e radikaleve të lira, mbron nga azma dhe sëmundjet e zemrës dhe ngadalëson plakjen dhe degjenerimin e trupit. Më poshtë keni jo një, por gjashtë arsye se pse ja vlen të fiksohesh me këtë super perim të stinës.
Zemër më e shëndetshme
Të ushqehesh me kungull i bën mirë zemrës. Fibra, potasi dhe vitamina C, që ndodhen tek kungulli e mbështesin fort shëndetin e zemrës. Konsumi i potasit, kaliumit, në mënyrë është po aq i rëndësishëm sa ulja e kripës për trajtimin e hipertensionit. Ushqime të tjera që kanë nivele të lartë të potasiumit janë domatet, portokallet, spinaqi dhe banania. Niveli i lartë i sasisë së potasit lidhet gjithashtu me uljen e rrezikut të atakut kardiak, mbron kundër humbjes së masës muskulare, ruajtjen e densitetit të kockës dhe në parandalimin e gurëve në veshka.
Përmban Beta-karoten
Një nga tipet e kancerit, ku studimet kanë treguar për ndikimin e madh që ka një dietë e pasur me beta-karoten është kanceri në prostat. Beta-karoten lidhet gjithashtu me uljen e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.