Përshkrim
Kripa rozë e Himalajës është ndryshe nga ajo që ne shohim çdo ditë në kuzhinë, i cili përbën në thelb klorur natriumi. Kripa e Himalajës është e pastër, shumëvjeçare, pa toksina dhe ndotës që mund të infektojnë llojet e kripërave të cilat vijnë nga detet dhe oqeanet. Kripa himalajane rozë është e njohur ndryshe edhe si “ ari i bardhë”. Në të vërtet kemi të bëjmë me një burim të vlefshëm, të pasur me kripra minerale të cilat pothuajse nuk janë të pranishme tek kripa e zakonshme që përdorim në kuzhinë. Ajo përmban më shumë se 80 kripra minerale, veçanërisht hekur. Ngjyra karakteristike rozë ndodhë për shkak të prezencës së lartë të kriprave minerale, duke theksuar se ky varietet nuk i nënshtrohet asnjë trajtimi zbardhues. Kripa Himalajës nuk i nënshtrohet procesit të rafinimit apo ndonjë procesi tjetër kimik. Kjo kripë është e pacenuar: kur nxirret ajo është e pastër ashtu si kur ajo është depozituar në tokë mijëra vjet përpara, shija e saj forcon shijen e ushqimeve pa qenë nevoja ti mbulosh ato.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.