Përshkrim
Kinoa ka disa përfitime të fuqishme shëndetësore. Ka shije shumë të mirë, e lartë në proteina, dhe është pjesë e tendencës apo prirjes së madhe për të konsumuar ushqime pa gluten. Edhe pse referohet në formën e një kokrre (drithi), Kinoa në fakt është një perime që lidhet me rrepat zvicerane, spinaqin apo panxharin. E lartë në proteina- Bilanci i saj është i ngjashëm me proteinat e qumështi dhe ka më shumë proteina në krahasim me orizin, melin apo grurin. Një burim i mirë i riboflavin – riboflavin ndihmon në uljen e sulmeve të frekuencave në dhimbjet e migrenës duke përmirësuar metabolizmin e energjisë̈ brenda trurit dhe qelizat e muskujve. Saponinet që nxirren nga Kinoa përdoren për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe shërimin e plagëve në Amerikën e Jugut duke e bërë nje antiseptik të mirë. Formuese e Alkalinës. Edhe pse nuk është shumë e fortë, ajo krahasohet me orizin e egër, amaranthin, apo( filizat e grurit). Ka vetëm 172 kalori për 1⁄4 e një filxhani me Kinoa të tharë. Mqs s’është e lidhur me grurin apo drithërat, është pa gluten. Miliona njerëz kane zbuluar se ndihen më mire dhe kanë humbur peshë ndërkohë ata reduktojnë̈ dhe produktet me bazë gruri. Është një karbohidrat kompleks me indeks të ulet glicemik. Dhe njëkohësisht është shumë e mirë për menaxhimin e peshës. Kinoa ështe e mbuluar me një kimikat toksik të quajtur saponin. Për këtë arsye është e rëndësishme që Kinoa të shpëlahet me ujë të bollshëm para përdorimit.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.