Domatina të zeza (500 gr)

400.00 L

Përshkrim

Domatja e zezë është një shartim mes domateve të kuqe dhe atyre ngjyrë vjollcë, duke u renditur kështu në listën e ushqimeve super të shëndetshme. Disa fermerë shqiptarë kanë nisur ta mbjellin këtë lloj të ri domatesh edhe në disa parcela eksperimentale përreth kryeqytetit pasi kërkesa nga restorantet për këtë produkt është mjaft e madhe.

Ky frut i shartuar nga shkencëtarët në Amerikë, përmban një antioksidant të veçantë të quajtur antocianinë (anthocyanin). Kjo e fundit është përgjegjëse për të luftuar sëmundjet si diabeti dhe obeziteti. Ajo shërben edhe si pigment për t’i dhënë domates atë ngjyrën vjollcë të errët. Kur domatet ngjyrë vjollcë shartohen me domatet e kuqe, rezultati është një domate e zezë.

Duhet theksuar që ky nuk është një produkt i modifikuar gjenetikisht. Tregtarët që kanë përfituar të drejtën e shitjes pretendojnë që Indigo Rose, krejt ndryshe nga domatet e tjera në ngjyrë të errët, nuk është aq e ëmbël sa domatja normale dhe ka një nuancë pikante që e bën perfekte për ta ngrënë të pjekur ose në sallata. Për më tepër, ajo ka një ekuilibër mes sheqernave dhe acideve gjë që e bën shumë optimale për konsumim.

Gjatë proçesit të rritjes, këto domate janë të gjelbra dhe nxihen ndërsa qëndrojnë të ekspozuara në dritën e diellit, sepse anthocyanins prodhohet kur drita bie në kontakt me lëkurën.

Domatja duhet të piqet ose të nxihet krejtësisht, në mënyrë që të çlirojë nivelin e duhur të sheqernave dhe acideve. Në vendet ku kultivohet, fermerët e mbledhin domaten plot 91 ditë pas mbjelljes. Myers dhe ekipi i tij tani synojnë të transformojnë edhe domaten qershi, duke i dhënë asaj antioksidantin e çmuar dhe shumëfishuar shijen dhe vlerat e saj.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Domatina të zeza (500 gr)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *